Ish-polici i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Burra mos e lëshoni frontin, fitorja do jetë e juaja!

Edhe sot në ditën e 19-të mijëra vetë u mblodhën në protestë kundër qeverisë Rama.
Në podiumin e improvizuar foli edhe ish-polici Krenar Ahmeti. Ai u shpreh se 90% e popullit e mbështet protestën, teksa 61% thotë “Rama ik”.
Ish-polici: Me parametra shkencorë është gjetur në anketa 90% e popullit shqiptar është me ju. 61% e popullit me parametra shkencorë thotë Rama ik.
Burra janë parametra shkencorë nuk janë llafe pazari. Prandaj është frikësu ky zotëria këtu se i lexon mirë. Burra mos e lëshoni zërin. Fitorja është e juaja, e ardhmja do jetë e fëmijëve tanë. Ju lutem qëndroni për fëmijët tanë. Zoti e bekoftë këtë dhe të këndshëm.


