“Metamorfoza”/ GJKKO dënon me burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj

Aktualitet

“Metamorfoza”/ GJKKO dënon me burg biznesmenin Pëllumb

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe për ish-shefin e Policisë së Beratit, Ardit Hasanbegaj, pjesë e dosjes ‘Metarmofoza’.

Pëllumb Gjoka është dënuar me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3. Kështu që ai do të vuajë 6 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë.

Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.

Ndërkohë Gjoka është shpallur i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për vrasjen e Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai është dënuar me 7.6 vite burg. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 1/3 dhe ai do të duhet të vuajë 5 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë. Po ashtu atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion