Mjekja nga protesta para Kryeministrisë: Shqipërinë e Re të mos e presim nga dikush tjetër, duhet ta ndërtojmë vetë

Aktualitet

Mjekja nga protesta para Kryeministrisë: Shqipërinë e Re të

Mjekja gjinekologe Arvesa Qinami është shprehur gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë se ‘Shqipërinë e Re’ duhet ta ndërtojnë vetë shqiptarët dhe të mos presin nga të tjerët.

Qinami tha se duhen krijuar kushtet që intelektualët dhe ekspertët shqiptarë kudo në botë, të japin kontributin e tyre në Shqipëri.

“Do na duhej një natë shumë e gjatë për t’i folur të gjitha problemet që kemi. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është çfarë do bëjmë tani e tutje.

Nuk vazhdohet më me arrogancën, me mungesën e transparencës dhe pandëshkueshmërinë. Ne kemi treguar se Shqipëria ka intelektualë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë vendit.

Të krijojmë kushtet që ekspertët tanë, kudo ndodhen, të japin kontributin e tyre këtu në Shqipëri. Atdhedashuria nuk matet me fjalë. Unë kam një ëndërr, që Shqipërinë e re të mos e presim nga dikush tjetër, por ta ndërtojmë vetë”, tha mjekja gjinekologe Arvesa Qinami.

ME TE LEXUARAT