Dronët gjejnë trupin e kamarierit të zhdukur në Tiranë, merrej me kriptovaluta?!

Aktualitet

Dronët gjejnë trupin e kamarierit të zhdukur në Tiranë,

Policia ka arritur të gjejë trupin e dyshuar, të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë.

Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë.

Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar.

Për operacionin, policia kishte bërë me dije se ishin angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit.

Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u ekzekutua nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.

Njoftimi i policise

Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.

Burime bëjnë me dije se Armand Shakja e kishte hedhur trupin e të riut në një humnerë. Ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar trupin e dekompozuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion