Dyshohet se organizoi vrasjen e të shoqes për 1 mln euro, shpjegimet që duhet të japë greku

Bota

Dyshohet se organizoi vrasjen e të shoqes për 1 mln euro, shpjegimet

Bashkëshorti i Caroline, 20-vjeçares që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit në shtëpinë e saj është shoqëruar me helikopter nga policia mesditën e sotme gjatë ceremonisë përkujtimore të së shoqes.

Mediat greke bëjnë me dije se 32-vjeçari Babis Anangnostopolos do të japë shpjegime në lidhje me disa dyshime të hetuesve mbi ngjarjen që tronditi Greqinë në muajin maj.

Ai do duhet të shpjegojë se kush i hoqi kamerat e sigurisë në banesë të cilat sipas grupit hetimor kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta. Ndërkohë që sipas tij grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.


Dyshimet e policisë janë ngritur edhe nga fakti se të gjitha gjurmët e grabitësve u fshinë nga banesa. Ndërkohë 32-vjeçari ka pasur lidhje telefonike me familjarët e tij gjatë kohës kur ka deklaruar se ishte i lidhur nga grabitësit.

Nga ana tjetër, 20-vjeçares iu bë ndryshimi i regjistrimeve të orës biometrike që ajo mbante në dorë duke zhdukur të dhënat e rrahjes së zemrës dhe duke e bërë të pamundur zbulimin e saktë të orës së vdekjes së saj.

Një tjetër pikë që duhet të shpjegojë para hetuesve janë kushtet e vendosura nga viktima në një kontratë sigurimi që thotë se nëse Caroline do humbte jetën familjarët e saj do të përfitonin 1.000.000 euro.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion