Asnjë humbje jete nga Covid në Shqipëri, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Aktualitet

Asnjë humbje jete nga Covid në Shqipëri, 5 raste të reja

Asnjë humbje jetë nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2621 testime, 7 të shëruar, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, ndërsa janë 132 raste aktive në të gjithë vendin Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2021) Raste të reja ditore 5 Të shëruar në 24 orë 7 Të shtruar në spitale 9 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,621 Testime totale 768,559 Raste pozitive 132,481 Raste të shëruara 129,895 Raste Aktive 132 Humbje jete 2,454 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 43 Tiranë 40 Berat 11 Durrës 11 Lezhë 8 Elbasan 5 Gjirokastër 5 Korçë 3 Dibër 3 Kukës 2 Fier 1

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion