Vizita në Europë, siguria amerikane ruajti Biden me armën anti- dron (Foto)

Bota

Vizita në Europë, siguria amerikane ruajti Biden me armën anti-

Presidenti i SHBA, Joe Biden javën që shkoi erdhi në Europë pë rnjë vizitë 8 ditore. Gjatë qëndrimit të tij në Europë, numri i stafit të sigurisë ishte shumë i madh. Mësohet se në takimin e Biden me  mbretin Philippe të Belgjikës, në Pallatin Mbretëror në Bruksel, personeli i sigurisë në zonë u pa që mbante në dorë një armë anti-dron për të parandaluar gjithçka, nga fotot ajrore deri në përpjekjet për vrasje.

Fotografi i stafit të Neë York Times, Doug Mills, kapi foton e mësipërme të rojeve të sigurisë që dukeshin më shumë sikur ishin të përgatitur për një pushtim të huaj. Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni. Arma që ka tërhequr vëmendjen e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion