Varianti indian i Covid-19 prek një tjetër shtet europian, alarmohet vendi
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 14:02
Bota

Varianti indian i Covid-19 duket se ka mbërritur edhe në Hungari. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në këtë vend janë raportuar dy rastet e para.
Lajmin e dha për mediat zv ministri dhe shef i task forcës të vaksinave, Istvan Gyorgy. “Varianti indian është raportuar edhe në Hungari, sipas ekspertëve ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një vale të re të pandemisë,” tha ai. Ndërkohë që Kirurgia e Përgjithshme Cecilia Muller shtoi se një nga dy pacientët është shëruar tashmë.


