I pambuluar dhe me armë në dorë, Artan Hoxha zbulon foton: Kush është vrasësi i Everest Cakës

Aktualitet

I pambuluar dhe me armë në dorë, Artan Hoxha zbulon foton: Kush

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e vrasësit të Everest Çakës në Elbasan, një ngjarje kjo e ndodhur vetëm disa javë më parë. Në foton e publikuar nga Hoxha, vrasësi i pretenduar prej tij nuk mban maskë, ndërsa shihet me armë në dorë, në pritje të viktimës.

Gazetari u shpreh se autori ka bërë një gabim që ka sjell më pas dhe identifikimin e tij (me foto) nga Policia. Teksa priste një taksi në një pikë karaburanti për t’u larguar pas vrasjes, ka dalë përballë një kamere sigurie.

“Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. I kanë inskenuar një aksident. Sikur janë e kanë përplasur. Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka mednuar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje…

Se kush është ky person unë nuk e di emrin. Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm. Ka bërë një gabim, ka qenëduar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, u shpreh Hoxha.

 

I pambuluar dhe me armë në dorë, Artan Hoxha zbulon foton: Kush

ME TE LEXUARAT