“Gurakuqi” përjashtohet nga ankandi për të blerë Vllazninë: Proces me fitues të paracaktuar, Voltana Ademi na injoron

Sport

“Gurakuqi” përjashtohet nga ankandi për të blerë

Subjekti “Gurakuqi” është përjashtuar nga ankandi për blerjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, me argumentin se ka mungesë dokumentacioni. Por ky vendim është ankimuar nga biznesmeni Almiro Gurakuqi.

“Presim përgjigjjen e bashkisë, por kam ndjesinë që do të shtyhet pafund. Pasi autoriteti shitës nuk kërkon një proces të hapur dhe transparent. Shoh te ky autoritet shitës një anshmëri absolut dhe një paracaktim të fituesit. Unë, stafi im dhe i gjithë grupi i operatorëve do të ndjekim çdo procedurë nga bashkia Shkodër do kalojmë të autoriteti i konkurencës, APP-ja dhe KPP-ja. Janë të gjithë instanca që do shprehen dhe nuk e di se çfarë do të vendosë bashkia e Shkodrës më pas. Sido që të shprehen më pas do jetë procesi gjyqsor, pasi serioziteti jonë në këtë proces është maksimal”, tha ai.

Më tej, ai tha se kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi i ka neglizhuar totalisht, duke mos i kontaktuar për ofertën. “Problemi është se kryetarja e bashkisë nuk ka komunikuar kurrë me ne, paçka se i kanë patur të gjithë mundësitë. Ka një injorim total”, përfundoi ai.

Procesi i parë i ankandit ku morën pjesë 3 subjekte u mbyll me 12 maj, ndërsa oferta minimale për blerjen e aksioneve është 509 milionë lekë të vjetër. Në garë për blerjen e Vllaznisë mbeten në këtë fazë, Fuji Film me përfaqësues Alban Xhaferrin, ndërsa subjekti i dytë nuk është bërë publik.

ME TE LEXUARAT