Vaksinimi jep efekte, ulet ndjeshëm shifra e të infektuarve me COVID në SHBA

Bota

Vaksinimi jep efekte, ulet ndjeshëm shifra e të infektuarve me COVID


Kanë pësuar sërish rënie rastet e reja me koronavirus në SHBA, duke kaluar nën 60,000 mesataren ditore të shtatë ditëve të fundit, falë ndikimit, sipas ekspertëve, të fushatës së vaksinimit. Që nga kulmi i dimrit, numri i rasteve ditore në SHBA ka rënë ndjeshëm që nga mesi i janarit, por është rritur lehtë javët e fundit.

Tani, ” numri i infeksioneve ka rënë nën nivelin 60,000 në ditë për herë të parë në një muaj” , tha Asis Ja, një studiues në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Broën.

Pak më shumë se 42% e amerikanëve gati 140 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 28.5% janë vaksinuar plotësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion