E tmerrshme! Nëna helmoi dhe përvëloi me ujë të nxehtë dy binjakët, kaloi 4 ditë pranë trupave të tyre

Bota

E tmerrshme! Nëna helmoi dhe përvëloi me ujë të

Një nënë e dyshuar për vrasjen e binjakëve të saj mund të ketë qëndruar me kufomat e tyre për katër ditë, sipas prokurorëve. Kilpatrick është akuzuar për vrasjen e Dallis dhe Dakota Bentley brenda banesës së tyre në Queens, New York.

Detajet se si 23-vjeçarja dyshohet se vrau binjakët tani janë bërë publike nga prokurorët. Ata thonë se nëna vendosi një dezinfektues në shishet e tyre të qumështit dhe më pas u përpoq t’i ushqente ata, njoftoi New York Post.

Më pas ajo i futi fëmijët në një vaskë me ujë të nxehtë. Vajza Dakota ndaloi së lëvizuri nën ujë, thanë autoritetet, kështu nëna e mbështolli trupin e saj të vogël në një batanije rozë dhe e vendosi brenda një qese të zezë plastike poshtë lavamanit të kuzhinës.

E tmerrshme! Nëna helmoi dhe përvëloi me ujë të

Dallis i mbijetoi djegies, por u gjet i shtrirë me fytyrë në një tigan me një thikë në kokë, sipas të dhënave të gjykatës.

“Foshnjat nuk më linin të flija. Nuk më interesonin bebet, prandaj i vrava”, u shpreh ajo në prokurori.

Mamaja e Kilpatrick i tha policisë se ajo nuk e dinte kush ishte babai i binjakëve dhe se askush nuk po ndihmonte vajzën e saj me fëmijët. Policia tha se foshnjat u gjetën rreth orës 15:10 pasdite të enjten pasi një i afërm i kërkoi policisë të kontrollonte banesën.


Kilpatrick është akuzuar për dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë dhe dy akuza për rrezikimin e mirëqenies së një fëmije. Paraqitja e radhës e Kilpatrick në gjyq është caktuar për 21 Maj. Nëse dënohet, Kilpatrick përballet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion