Ukraina jep alarmin: Rusia do lëshojë raketa balistike ndërkontinentale

Bota

Ukraina jep alarmin: Rusia do lëshojë raketa balistike

Shërbimi i inteligjencës ushtarake i Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit.

Njësia e sistemit të raketave balistike ndërkontinentalë Yars të Rusisë lëviz në Sheshin e Kuq gjatë një parade ushtarake në Ditën e Fitores, duke shënuar 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në qendër të Moskës, Rusi, 9 maj 2025

Lëshimi i raketës u urdhërua gjatë matës nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha shërbimi i inteligjencës ukrainase në një deklaratë në aplikacionin Telegram. Sipas inteligjencës ukrainase rrezja e raketës tejkalon 10,000 kilometra, shkruan Reuters.

Sulmi më i madh që nga nisja e luftës, Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës

“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime stërvitore dhe luftarake, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24…”, thuhet në deklaratën e GUR-së.

Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi njoftimin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion