U gjet nga fëmijët të cilët nisën të luanin me të, shpërthen mina në Afganistan

Bota

U gjet nga fëmijët të cilët nisën të luanin me

Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu ndërsa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë nga ta, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.

Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.

Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç.

Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre.

Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera./rel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion