“Ndihmonte të atin pasi mbaroi gjimnazin”, miqtë e 18-vjeçarit që u vra me thikë: Rrinte larg sherrit

Aktualitet

“Ndihmonte të atin pasi mbaroi gjimnazin”, miqtë e

Miqtë e Aureljo Dervishit e përshkruajnë një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit, 18-vjeçarin që mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë pas sherrit mes dy grupeve të rinjsh.

Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

“Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë

Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë për Top Channel miqtë e viktimës.

18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.

 

ME TE LEXUARAT