Trump i vendosur: Bllokada detare ndaj Iranit nuk do të hiqet pa arritur një marrëveshje bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin bllokadën detare ndaj Iranit pa arritjen e një marrëveshjeje bërthamore.
Ai u shpreh se kjo masë është “më efektive sesa bombardimet”, duke shtuar se ekonomia iraniane po përballet me presion të madh dhe “po mbytet”.
Trump pretendoi gjithashtu se Teherani po kërkon me urgjencë një marrëveshje për lehtësimin e bllokadës, ndërsa paralajmëroi pasoja serioze për sektorin energjetik të vendit.
Sipas tij, infrastruktura e naftës dhe energjisë së Iranit mund të “shembet së shpejti” nëse nuk i lejohet eksporti i naftës, duke e përshkruar situatën si pjesë të presionit maksimal ndaj Teheranit.


