Shefi i financave: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 25 miliardë dollarë

Bota

Shefi i financave: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 25 miliardë

Shefi i Financave të Pentagonit ka deklaruar se lufta me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara rreth 25 miliardë dollarë deri më tani, ku pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me përdorimin e municioneve dhe operacionet ushtarake.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka kritikuar administratat e mëparshme amerikane, duke i akuzuar për “marrëveshje të këqija”.

Përfshirë edhe Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2016 gjatë presidencës së Barack Obamës.

Hegseth ka theksuar gjithashtu se ndërhyrjet e fundit të SHBA-së, në bashkëpunim me Izraelin, janë ndërmarrë për shkak të refuzimit të Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor dhe ambiciet në këtë drejtim.

ME TE LEXUARAT