Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Mjekësi, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi janë fituesit e Çmimit Nobel në Mjekësi për zbulimet e tyre lidhur me tolerancën periferike imune.
Treshja do të marrë zyrtarisht çmimin, i njohur si Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, gjatë ceremonisë më 10 dhjetor.
Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin nga vetë-dëmtimi, duke parandalur që ai të sulmojë indet e shëndetshme të vetë organizmit.
Zbulimet e këtyre tre studiuesve kanë ndihmuar në sqarimin e mekanizmave themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune, si dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Njoftimi u bë të hënën në Stokholm.
Njoftimet për Çmimet Nobel 2025 kanë nisur të hënën me shpalljen e çmimit për mjekësi nga një panel i Institutit Karolinska në Stokholm.
Zyrtarisht i njohur si Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, ai është dhënë 115 herë për 229 laureatë nga viti 1901 deri në 2024.
Vitin e kaluar, çmimi u nda mes amerikanëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e microRNA-ve.


