Tragjike, fëmija 15 muajsh gjendet i pajetë në makinë, kishte vdekur nga uria

Bota

Tragjike, fëmija 15 muajsh gjendet i pajetë në makinë,

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tenesi në SHBA.

Trupi i pajetë i një fëmije u gjet i lidhur në sediljen e makinës brenda shtëpisë,pasi kishte vdekur nga uria dhe dehidratimi. Sipas autopsisë së mjeko-ligjorëve, nëna e tij kishte ndërruar jetë më parë nga mbidoza. Vdekja e tyre e matur në kohë ende nuk është përcaktuar.

Tiffany Spears, 32 vjeçe dhe djali i saj 15-muajsh, Nicholas Crowder, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në veri-lindje të Nashville, Tenesi.

Një oficer inspektoi shtëpinë dhe konstatoi që dera ishte e mbyllur. Kur pa në dritare vuri re vajzën 3 vjeçe dhe Spears në tokë pa lëvizur. Ai njoftoi kolegët për më shumë hetime.

Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Spears ishte shtrirë në tualet dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Rreth saj kishte drogë, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion