Tragjedi në SHBA, 3-vjeçari bie nga dritarja dhe sulmohet për vdekje nga dy qen pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një djalë 3-vjeçar ka vdekur pasi ra nga dritarja e shtëpisë së tij dhe u sulmua për vdekje nga dy qen pitbull të familjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elizabeth, Neë Jersey, ku sipas mediave, nëna menjëherë reagoi dhe shkoi për të shpëtuar djalin e saj, ndërsa përpiqej të largonte qentë nga djali i saj.
Autoritete vendase thanë se rrethanat janë nën hetim dhe se asnjë akuzë nuk është ngritur në këtë pikë. Dëshmitarët okularë thanë se qentë ishin mjaft agresivë dhe se oborri në të cilin ra djali ishte plot me jashtëqitje qensh, motoçikleta, vegla elektrike dhe mbeturina.


