Origjina e Covid-19, dalin pamjet e lakuriqëve të natës brenda laboratorit të Wuhan (Video)

Bota

Origjina e Covid-19, dalin pamjet e lakuriqëve të natës brenda

Teksa shkencëtarët po punojnë për të gjetur origjinën e Covid-19, "Sky News" për Australinë publikoi të martën pamje ekskluzive brenda Institutit të Virologjisë të Whanit, qytetit ku në fundin e 2019-ës u zbuluan rastet e para të infektimit.

 

 

 

Në pamje duken shkencëtarët duke studiuar e duke ushqyer me krimba lakuriqët e natës brenda ambienteve të laboratorit në maj 2017. Teza se sëmundja u përhap nga lakuriqët është hedhur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por pas hetimeve në terren ekipet e ekspertëve e përjashtuan skenarin që kjo të kishte ndodhur brenda laboratorit kinez.

Në kronikën e televizionit australian pretendohet se Instituti i Wuhanit menaxhonte një databazë me 15 deri 17 mijë mostra lakuriqësh nate, por ajo databazë u zhduk papritur nga faqet e internetit në shtator të 2019-ës, pak muaj përpara shpërthimit të epidemisë së përgjithshme.

Një nga ekspertët e ekipit të caktuar nga OBSH-ja tha këtë muaj se kur kishin vizituar Institutin e Wuhanit, nuk e kishin pyetur a mbanin lakuriqës për studim sepse kjo do të ishte gjë normale për laboratorë të kalibrit si ai kinez.

Në samitin që u mbajt fundjavën e shkuar, liderët e 7 vendeve më të zhvilluara në botë kërkuan një hetim transparent, të udhëhequr nga ekspertë dhe të bazuar në shkencë, dhe të vlerësojnë edhe një herë konkluzionet paraprake të OBSH-së në lidhje me origjinën e Covid-19./oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion