Zhvillohet takimi Biden- Erdogan, dy vendet të gatshme për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara

Bota

Zhvillohet takimi Biden- Erdogan, dy vendet të gatshme për të

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe ai turk, Erdogan zhvilluan ditën e sotme takimin, në vazhdën e samitit të liderëve të NATO-s në Bruksel. Mësohet se pas takimit, presidentët konfirmuan gatishmërinë  për të riparuar  marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve dhe për të forcuar.

Biden tregoi se ekipet e tyre do të vazhdojnë punën për të zbatuar ato për të cilat janë marrë vesh. “Patëm diskutime te detajuara mbi mënyrën sesi do të veprojmë për një sërë çështjesh. Të dy vendet tona kanë agjenda të mëdha. Kam shumë besim se do të bëjmë përparim vërtet”, tha ai.

Ndërkohë Erdogan nuk konfirmoi nëse ka pasur ndonjë progres të madh lidhur me mosmarrëveshjet mes dy vendeve për blerjen e armëve ruse nga ana e Turqisë, situatën në Siri dhe Libi si dhe çështje tjera.

“Fushat e bashkëpunimit mes nesh janë më të mëdha sesa problemet. Ne ramë dakord t’i mbajmë të hapura kanalet e dialogut mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, ashtu siç bëjnë partnerët dhe aleatët strategjikë.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT