Tragjedi në Pakistan, përplasen dy trena pasagjerësh, humbin jetën 30 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan ku dy trena pasagjerësh janë përplasur, ku për pasojë ndërruan jetë 30 persona dhe mbetën të plagosur dhjetra të tjerë. Mësohet se një tren doli nga shinat, duke bërë që një tren i dytë të hipte në të dhe të përmbysej.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në kohë rekord në vendin e ngjarjes për të dërguar në spital të plagosurit. Mësohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë që autoritetet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun që shkaktoi këtë tragjedi.


