Tradhtoi bashkëshortin me dy nxënësit e saj adoleshentë dhe ngeli shtatzënë, mësuesja dënohet me 10 vite burg

Bota

Tradhtoi bashkëshortin me dy nxënësit e saj adoleshentë dhe

Një mësuese në SHBA, e cila mbeti shtatzënë nga një prej nxënësve të saj, është dënuar me 10 vjet burg.

37-vjeçarja, Julie Rizzitello, u la në burg pasi një hetim zbuloi se ajo kishte kryer akte seksuale me dy studentë.

Viktimën e saj të parë ajo e takoi kur jepte mësim në vit të parë në gjimnazin Wall Township në New Jersey, duke e ftuar atë t’i jepte orë mësimi shtesë.

Rizzitello thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të disa herë midis viteve 2017 dhe 2018. Në një prej rasteve, Rizzitello dyshohet se e inkurajoi adoleshentin të kryente marrëdhënie seksuale të pambrojtura me të në ditëlindjen e saj. Më pas ajo mbeti shtatzënë dhe u detyrua të bënte abort, raportoi Jersey Shore Online.

Ajo u takua me të dytin një vit më parë, me të cilin u përfshirë në një marrëdhënie seksuale në periudhën midis prillit dhe qershorit 2024.

Sipas prokurorisë, ata kryen marrëdhënie në tre vende të ndryshme, shtëpinë e Rizzitellos, ku ajo jetonte me bashkëshortin, biznesin e tyre të familjes dhe në makinë, shkruan The Sun.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, të dy nxënësit u punësuan nga biznesi që ajo kishte me bashkëshortin.

Ndërsa hetimi ishte ende në vazhdim, mësuesja madje kontaktoi të dy nxënësit e saj, duke u kërkuar atyre të fshinin çdo provë.

Në korrik të vitit 2024, Rizzitello u arrestua, vetëm disa ditë pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i saj si mësuese.

Hetimi filloi pas një informacioni anonim që u mor nga zyrtarët e shkollës.

Më vonë ajo u deklarua fajtore për dy akuza për sulm seksual të shkallës së dytë.

Rizzitello u martua me bashkëshortin e saj në vitin 2017 dhe ka dy fëmijë të vegjël.

Ekipi i saj ligjor u përpoq ta ulte dënimin e saj në pesë vjet, duke përmendur pozicionin e saj si nënë dhe mungesën e të dhënave penale. Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion