Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë Perëndimore

Bota

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë Perëndimore

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së martës rajonin perëndimor të Turqisë, sipas të dhënave të konfirmuara nga institucionet sizmologjike dhe të rishikuara nga një sizmolog.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në koordinatat 39.186° gjerësi veriore dhe 28.293° gjatësi lindore, në një thellësi prej vetëm 7 kilometrash, gjë që e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe.

Sipas raportimeve, tërmeti u ndje më fort në zonat pranë Sındırgı, që ndodhet rreth 12 kilometra në lindje-juglindje të epiqendrës, si dhe në qytetin Balıkesir, rreth 62 kilometra në veri-perëndim, me një popullsi prej afro 238 mijë banorësh.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 07:54 (10:54 me orën lokale), dhe kanë zgjatur vetëm disa sekonda, por kanë shkaktuar panik mes banorëve që ndodheshin në shtëpi apo ambiente pune.

Ky ishtë tërmeti i dytë brenda pak orësh, pasi një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 6, tronditi të njëjtën zonë rreth orës 23:00.

Autoritetet turke u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile në rast të pasgoditjeve. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion