Tentuan të trafikonin 69 shqiptarë në Britani të Madhe, dalin para gjykatës tre të arrestuarit

Bota

Tentuan të trafikonin 69 shqiptarë në Britani të Madhe,

Tre persona në Britaninë e Madhe janë shpallur fajtorë pasi tentuan që të fusnin në mënyrë të paligjshme 69 emigrantë shqiptarë. Bëhet fjalë për një varkë peshkimi që u kap në bregun e Anglisë Lindore më 17 nëntor të vitit të shkruar.

Në varkën që mbante emrin Svanic dhe lundronte nga zona e Ostend-it në Belgjikë ndodheshin 69 pasagjerë shqiptarë. Tre anëtarët e ekuipazhit, dy shtetas ukrainas dhe një shtetas letonez u arrestuan me akuzën e lehtësimit të emigracionit të paligjshëm, shkruan abcnews.al

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tashmë ka autorizuar akuzat për komplot në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe të arrestuarit do të paraqiten para Magjistratëve të Southend më vonë gjatë ditës së sotme.


Ndërsa, në një operacion të kryer ditën e djeshme u arrestuan Arturas Jusas, 34-vjeç, Kfir Ivgi, 32 vjeç dhe Sergejs Kuliss, 39 vjeç.

Duke folur pas bastisjeve të djeshme, Shefi Rajonal i Hetimit i NCA Jacque Beer tha: “Ata që u arrestuan sot dyshohet se kanë luajtur një rol kryesor në ngjarjet që çuan në përgjimin e Svanic në nëntor të vitit të kaluar.”

“Kjo ishte një përpjekje serioze për të shkelur kontrollet kufitare të MB dhe hetimi për incidentin në fjalë vijon. Por operacioni i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Kjo është një përparësi kryesore për NCA.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion