Teknologjia tradhton trafikantët, policia ju sekuestron 28 tonë kokainë me vlerë 1,4 miliardë euro

Bota

Teknologjia tradhton trafikantët, policia ju sekuestron 28 tonë

Policia belge thotë se ka sekuestruar rreth 28 tonë kokainë me vlerë në tregun e pakicës rreth 1,4 miliardë euro. Sipas autoriteteve belge sekuestrimi është bërë pas dekriptimit të një rrjeti të fshehtë telefonik të përdorur nga kriminelët.

Sasia totale, 27,64 tonë, është sekuestruar në një periudhë 6-javore, që prej 20 shkurtit, me 11 tonë të sekuestruar natën mes 2 dhe 3 prillit, tha Policia Federale Belge në një deklaratë për mediat.

Specialistët e Policisë arritën të futeshin në mesazhet e koduara të trafikantëve, që përdorin një shërbim mesazhesh të quajtur Sky ECC, duke marrë kështu informacion rreth dërgesave të kokainës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo nuk është herë e parë që teknologjia tradhton trafikantët. Vitin e kaluar, agjenci të ndryshme ligj zbatuese europiane arritën të infiltroheshin në platformën EncroChat dhe siguruan prova për disa prej grupeve kryesore kriminale, duke bërë arrestime të shumta në disa shtete.

ME TE LEXUARAT