Postoi video me striptiste dhe i dehur, humb punën legjenda e NBA

Bota

Postoi video me striptiste dhe i dehur, humb punën legjenda e NBA

Paul Pierce, ish-basketbollisti i famshëm i Boston Celtics, ka humbur punën e tij si komentator i NBA në televizionin ESPN, pas postimit të një videoje ku shihej i dehur dhe i rrethuar me striptiste.

Kampioni i NBA në vitin 2008 dhe 10 herë i përzgjedhuri për ndeshjen “All Star”, është shkarkuar nga puna, të cilën e nisi në vitin 2017.

Menjëherë pasi doli lajmi, Pierce postoi një video në rrjetet sociale ku thjesht qesh. Këtë video e shoqëroi me shkrimin: “Së shpejti do të vijnë gjëra të mëdha, mos harroni të qeshni”.

ME TE LEXUARAT