Sulm i armatosur në burg, arratisen mbi 1800 të burgosur

Bota

Sulm i armatosur në burg, arratisen mbi 1800 të burgosur

Të hënën, më shumë se 1,800 të dënuar u arratisën nga një burg në Nigerinë juglindore, pas një sulmi të armatosur. Menaxheri i institucionit të dënimit tha se burgu u sulmua në orët e para të mëngjesit nga një grup personash të armatosur rëndë, të cilët bënë të mundur lirimin e 1.844 të burgosurve.

Pavarësisht faktit që autoritetet nigeriane siguruan se situata ndodhet “nën kontroll”, ky është sulmi më i madh i ndodhur në një burg në historinë e fundit të vendit afrikan.

Sipas një deklarate nga shërbimet nigeriane, banditët mbërritën me furgonë dhe armë tepër të “sofistikuar”, të gatshëm për t’u përballur me personelin e sigurisë së institucionit.
Pasi u përfshinë në një shkëmbim zjarri me rojet e burgut, sulmuesit arritën të hynin në oborrin kryesor duke përdorur eksplozivë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion