Synimi për të luftuar ndryshimet klimatike, Biden: Gjysma e automjeteve të reja do jenë elektrike deri më 2030

Bota

Synimi për të luftuar ndryshimet klimatike, Biden: Gjysma e

Presidenti i SHBA-ve së fundmi ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh se gjysma e veturave të reja të shitura në SHBA, të jenë elektrike deri më 2030. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë. Bashkë me të ishin edhe shefat ekzekutivë të prodhuesve të mëdhenj të makinave në SHBA.

Sipas tyre, përmbushja e këtij synimi, që nuk është i detyrueshëm, kërkon ndarjen e fondeve qeveritare në vlerë të miliarda dollarëve. Ata shtojnë se duhet të përfshihen stimuj të tillë si subvencionet ndaj konsumatorëve, rrjetet e rimbushjes së baterive dhe investimet në kërkim dhe zhvillimin. Ndërkohë që ky plan vjen nga Biden për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa i quan e ardhmja e industrisë së automobilizmit.

“Do të jenë elektrike dhe ska kthim mbrapa. Pyetja është nëse ne do të udhëheqim apo do të mbesim mbrapa”, tha ai. Mediat shkruajnë se administrate e tij ka propozuar edhe emetime standarde për makinat e reja, të cilat besohet se do të zvogëlonin emetimet e karbonit deri më 2026, duke nisur nga modelet e reja të makinave që do të prezantohen më 2023.

 

 

ME TE LEXUARAT