Ultimatumi i Ramës për supermarketet: Lini njerëzit të marrin frymë, hiqni dorë nga fitimet e padrejta

Politikë

Ultimatumi i Ramës për supermarketet: Lini njerëzit të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës “Pasqyra e Çmimeve”, për të cilën ka nisur puna me synimin për të krijuar transparencë dhe për të dhënë informacion mbi nivelin e çmimeve në vend, në nivel produkti.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te nevoja për më shumë transparencë në treg dhe te bashkëpunimi mes qeverisë dhe rrjeteve të supermarketeve. Ai kërkoi angazhim konkret nga operatorët për të marrë pjesë në një fazë pilot të nismës, përmes transmetimit të të dhënave mbi produktet dhe çmimet.

Edi Rama:

Ne nuk jemi të parët që bëjmë një përpjekje në këtë drejtim, eksperiencat që kemi analizuar tregojnë që supermarketet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me qeveritë. U bë një takim i parë ku mora një informacion nga ministrja, ku gjithçka u duk sipas rezultatit të studimit tonë. Pastaj vetëm një aktor i pranishëm u përgjigj.

Besoj se jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë se çfarë e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina, as Amerika dhe ku ky kapitalizmi agresiv është në mënyrë shqetësuese.

Të angazhohemi konkretisht që ju të konfirmoni rrjetin e pikave të shitjes për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot dhe të niset transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhen me kategoritë e kësaj faze, me barcode, me markë, me garanci e të gjitha, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme.

Të ekspozohet lista e plotë e dyqaneve që të gjithë të shohin çmimin sipas pikave të shitjes.

Platforma të marrë çmimin real, final për konsumatorin dhe të dallojë çmimin normal nga promocioni. Të përcaktohet një standard i përbashkët. Të mbahet përgjegjësi për saktësinë. Të përcaktohet nëse platforma të tregojë edhe kur produkti nuk është në stok.

Çdo operator të caktojë një përgjegjës.

Për qytetarin ka ardhur koha të jetë shumë e thjeshtë të krahasojë dhe të zgjedhë. Jo të jetë në errësirë. Të mos ketë një pasqyrë konkurrence ku ai që është më i shkathët dhe më i shpejti të fitojë më shumë.

Askush nuk pretendon që ne do përcaktojmë çmimet. Askush nuk ju thotë mos nxirrni fitime. Ky është sistemi që kemi zgjedhur, por ka ardhur një moment që duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy.

Askush nuk ju kërkon që të ndaloni së fituari.

Por nuk ju lejojmë të ngarkoni njerëzit, këtë ju a siguroj, do jetë problem i madh. Do thoni në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë. S’kam arsye të kem asgjë personale me askënd. Nuk po ju kërkojmë të bëni sakrifica apo bamirësi, fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë. Është e papranueshme që çmimet këtu janë mbi të tjerët. Shifrat e BSH thonë që zhvlerësimi i euros duhet të sillte ulje çmimesh, që inflacioni i importuar ka rënë dhe që me produktet e brendshme këtu bëhet nami.

Ju keni gjithë mundimet tuaja, mos mendoni që nuk e di se ç’domethënë që do paguash rroga në fund të muajit.

Deri më sot nuk ka pasur një kryeministër më pro sipërmarrjes se unë. Por po flasim për produkte jetike, të shportës. Për njerëzit që maten shumë mirë për të blerë një kokërr vezë më shumë.

ME TE LEXUARAT