Veliaj publikon pamjet nga kantieri i rindërtimit të Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë

Aktualitet

Veliaj publikon pamjet nga kantieri i rindërtimit të Konvikteve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga puna për rindërtimin e Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e konvikteve të reja të mjekësisë, ku vazhdon pa ndalim puna ndërtimtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Veliaj.

Projekti i godinave studentore RSU 2 parashikon ndërtimin e dy objekteve me 8 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë, me nga 79 dhoma secili.

ME TE LEXUARAT