Japonia mban 1 minutë heshtje, sot 76 vite nga bomba vdekjeprurëse në Heroshimë

Japonia kujton sot 76-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë. Qytetarët japonezë e nisin këtë ditë me ceremoni të vogla, për shkak të kushteve të Covid-19, por me traditën e vjetër, një minutë heshtje.
Mediat lokale por edhe ato ndërkombëtare shkruajnë se në këtë ceremony morën pjesë të mbijetuarit, të afërmit e viktimave por edhe shumë personalitete të huaja. Të veshur me të zeza, në orën 08:15, pikërisht në momentin kur ndodhi sulmi, ata u lutën në heshtje.

Ndërkohë që në këtë ditë, kryetari i qytetit, Kazumi Matusi, u ka bërë thirrje liderëve globalë që t’i eliminojnë ato. Nga sulmi 76 vite më parë në Heroshimë, vidqën rreth 140,000 persona. Tre ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 të tjerë.


