SkyNews: Putin kërkon rajone kyçe të Ukrainës si kusht për paqen

Bota

SkyNews: Putin kërkon rajone kyçe të Ukrainës si kusht

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar kontrollin e disa rajoneve kryesore të Ukrainës gjatë bisedimeve me presidentin amerikan Donald Trump, si kusht për t’i dhënë fund luftës, sipas Sky News.

Gjatë samitit në Alaskë, Putin raportohet të ketë kërkuar rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, ndërsa në këmbim do të hiqte dorë nga territore të tjera ukrainase aktualisht nën kontrollin rus. Trump planifikon një takim të ri me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën në Uashington, i cili mund të hapë rrugën për një takim trepalësh me Putinin.

Sipas raportimeve, Trump duket i hapur ndaj këtyre planeve, por Zelensky ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrë dorëzimin formal të territoreve Moskës. Aktualisht, Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Donetskut.

Samiti i së premtes publikoi pak informacion zyrtar, dhe nuk pati njoftime konkrete për pezullimin e luftimeve apo marrëveshje për armëpushim. Të shtunën, Trump theksoi se synon një marrëveshje paqeje të përhershme, jo thjesht një armëpushim, duke shkruar në rrjetin e tij social se kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës.

ME TE LEXUARAT