Zjarri në Rrogozhinë/ Arrestohet autori i dyshuar, flakët i dolën jashtë kontrolli

Policia e Rrogozhinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar që shkaktoi zjarrin e madh në fshatin Ballaj, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë frutore.
Në pranga ka rënë shtetasi I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë. Hetimet treguan se ai kishte ndezur mbeturina në tokën e tij, por zjarri i doli jashtë kontrollit duke përfshirë tokën përreth.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Policia apelon qytetarët të mos ndezin zjarre për pastrimin e mbeturinave bujqësore dhe të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë zonave të pyllëzuara.


