Lushnjë/ Arrestohet 38-vjeçari që përndoqi dhe dhunoi 30-vjeçaren që punonte në një firmë tregtare

Policia e Lushnjës ka arrestuar Fatjon Ahmetajn, 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi akuzohet se për dy muaj me radhë ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj një 30-vjeçareje që punonte në një firmë tregtare.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri viktimës, duke e ndjekur në ambientet e punës dhe më pas duke ushtruar dhunë fizike. Pas denoncimit të depozituar nga e reja, policia ndërhyri dhe vuri në pranga autorin.
Njoftimi i Policisë:
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte”, bëri me dije policia për detajet e para të hetimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.


