Skafi përplaset me një anije, humbin jetën 26 persona

Bota

Skafi përplaset me një anije, humbin jetën 26 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bangladesh, ku mësohet se 26 persona janë mbytur, pasi skafe me të cilin po udhëtonin u përplas me një anije që transportonte rërë. Lajmi u njoftua nga policia, që bëri me dije se kanë shpëtuar 10 persona dhe se skafi ishte nisur nga qyteti Mawa.

“Deri më tani kemi gjetur 26 trupa, përfshirë një grua. Ne gjithashtu kemi shpëtuar pesë persona të plagosur, përfshirë tre fëmijë”, tha policia.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare, duke cituar policinë, shkruajnë se skafi po transportonte pasagjerë në shkelje të kufizimeve të qeverisë gjatë një bllokimi mbarëkombëtar të koronavirusit.

ME TE LEXUARAT