Nuk mori asnjë mandat në Berat, sot mblidhet KAS për shqyrtimin e kërkesës së LSI-së

Politikë

Nuk mori asnjë mandat në Berat, sot mblidhet KAS për shqyrtimin e

Ditën e sotme, KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore të LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Kujtojmë se LSI nuk mori asnjë mandat në Berat, për pasojë, ankimoi rezultatin e 25 prillit. Gjithashtu LSI ka ankimuar edhe rezultatin në qarkun  Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Më herët, për qarkun e Gjirokastrës LSI tha se sipas saj vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht Lëvizjen Socialistë për Integrim në zgjedhje.

Edhe PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Ata gjithashtu bënë me dije se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues. 

ME TE LEXUARAT