“Sjellje e papërshtatshme” dhe mungesë respekti, Sulltani i Bruneit i bën të papriturën nuses së djalit

Bota

“Sjellje e papërshtatshme” dhe mungesë respekti, Sulltani

Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ka vendosur t’i heqë të gjithë titujt mbretërorë nuses së djalit të tij, Pengiran Rabiatul Antawiyya, duke e përjashtuar edhe nga familja mbretërore.

Vendimi ndaj 33-vjeçares është marrë për shkak të asaj që pallati e ka cilësuar si “sjellje të papërshtatshme”, e cila dyshohet se ka “njollosur emrin e mirë të monarkisë” dhe ka treguar “mungesë respekti” ndaj sulltanit.

Pallati nuk ka bërë të ditur se çfarë veprimi konkret ka ndërmarrë Rabiatul Antawiyya që ka shkaktuar zemërimin e sulltanit. Megjithatë, Zyra e Kamerierit të Madh konfirmoi se ajo nuk konsiderohet më anëtare e familjes mbretërore dhe ka humbur të gjithë titujt e saj.

Pengiran Rabiatul Antawiyya iu bashkua familjes mbretërore në vitin 2015, kur u martua me Princin Abdul Malik, djalin e dytë të sulltanit nga martesa e tij e parë me Mbretëreshën Saleha.

Dasma e çiftit ishte një ceremoni madhështore që zgjati dhjetë ditë. Çifti ka katër vajza, ndërsa sipas raportimeve, titujt mbretërorë të fëmijëve nuk janë prekur nga vendimi i sulltanit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion