Shteti amerikan i ofron të rinjve 100 Dollarë që të bëjnë vaksinën

Bota

Shteti amerikan i ofron të rinjve 100 Dollarë që të

Një shtet amerikan ka deklaruar se do i dhurojë 100 dollarë të gjithë njerëzve që marrin vaksinën e Covid-19.

Bëhet fjalë për shtetin e West Virginia, ku personat e moshës 16-35 vjeç mendohet se do të motivohen që të vaksinohen.

“Fëmijët tanë sot ndoshta nuk e kuptojnë vërtet se sa e rëndësishme është vaksinimi”, tha Guvernatori i Shtetit Jim Justice.

Sipas BBC News, West Virginia ka shkallën e 16-të më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit për person midis shteteve të SHBA.

Studimet kanë treguar se të rinjtë kanë më shumë gjasa të hezitojnë në marrjen e një vaksine Covid-19 sesa të moshuarit. Rreth 25% e të rinjve amerikanë të moshës 18 deri në 29 thonë se duan të presin dhe shohin para se të marrin të marrin vaksinën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion