Sulm në një kolegj në Angli, 18-vjeçari hyn i armatosur dhe sulmon pedagogët

Bota

Sulm në një kolegj në Angli, 18-vjeçari hyn i armatosur

Një ngjarje ka ndodhur në një kolegj në Crawley, Angli, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe sulmoi dy pedagogë.

Ky është momenti kur një mësues arriti të “nënshtrojë” të armatosurin, i cili kishte një armë gjahu dhe lëndoi dy pedagogë të stafit të kolegjit.

Sipas mediave britanike studentët pretenduan se një mësues hero u hodh për ta “neutralizuar” 18-vjeçarin, dhe i dyshuari u përplas për tokë. Oficerët morën telefonata të shumta menjëherë pas orës 3.10 pasdite në raportet për të shtëna me armë në kolegj.

Policia e armatosur nxituan në vendin e ngjarjes dhe një 18-vjeçar nga Crawley u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.

Veç kësaj, bëhet e ditur se një armë dhe një thikë u sekuestruan dhe dy anëtarët e stafit të kolegjit u trajtuan në spital për dëmtime të lehta.

Rreth 30 oficerë të armatosur në të gjithë juglindjen ishin të përfshirë në operacion, ndërsa një helikopter i policisë qëndronte lart.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion