Shpërthen zjarri në traget, shpëtohen 274 pasagjerë, njëri rezulton i humbur
Lajmifundit
/
30 Maj 2021, 17:43
Bota

Një zjarr masiv ka rënë në një traget pasagjerësh në Indonezi. KM Karya Indah ishte duke udhëtuar pranë ishujve të largët Sula kur u përfshi nga flakët.
Mësohet se janë shpëtuar deri më tani 274 pasagjerë, teksa njëri mungon dhe për atë po kërkohet nga autoritetet.
Raportet fillestare tregojnë se zjarri ka ardhur nga motori i tragetit.


