Shkon në 765 numri i protestuesve të vrarë në Mianmar

Bota

Shkon në 765 numri i protestuesve të vrarë në Mianmar

Rëndohet situata në Mianmar, ku sipas raportit të fundit, ka shkuar në 765 numri i protestuesve të vrarë. Ndërkohë që raporti ditor publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), tregon se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 6 të vdekur, në protestat në qytetet Hpakant, Wetlet, Mandalay dhe Hsipaë duke rritur në të paktën 765 numrin e viktimave.

Në raport thuhet se në vend nën arrest ndodhen 3.555 persona dhe se ka një urdhër arresti për 1.369 persona të tjerë. Ndërkohë Baë Kyaë Heh, lideri i Unionit Kombëtar Karen (KNU), një prej grupeve të armatosura etnike kundër grushtit të shtetit, duke theksuar se rezistenca që ka filluar në mbarë vendin pas grusht shtetit të 1 shkurtit është një mundësi e madhe për grupet etnike, tha se “Kjo mundësi duhet vlerësuar mirë dhe të luftojmë kundër diktaturës ushtarake”.

Ai u bëri thirrje grupeve tjera etnike për të vepruar së bashku për të shpëtuar nga administrata ushtarake.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion