Lëkurë e varur dhe celulit, publikohet fotoja e paedituar e Kloe Kardashian

Një foto e Kloe Kardashian ka alarmuar vetë yllin KArdashian dhe ekipin e saj, që po punojnë për ta fshirë. Bëhet fjalë për një foto intime të saj, ku ajo duket me lëkurë të varur dhe celulit.
Motrat Kardashian nuk publikojnë asnjëherë një foto të paedituar dhe kjo foto po shkatërron çdo gjë. Këto kohë Khloe ka qenë në qendër të vëmendjes nga fansat e saj, për shkak të fotove që ajo publikon në rrjete sociale. Ata i kanë kërkuar që të mos i rregullojë aq shumë, sepse ata nuk arrijnë ta njohin. Këtyre kritikave, Khloe ju përgjigj në një episod të Keeping Up With The Kardashians.

“Kam arritur në një pikë aq tq vështirë ndaj publikut që mendon se i lejohet të flasë për peshën time, fytyrën time dhe jetën time personale. Në fakt nuk dua ta dëgjoj më këtë gjë. Kam qenë gjithmonë shumë e hapur me këtë spektakël dhe jetën time, por mendoj se kjo gjë nuk është më e shëndetshme për shpirtin tim”, tha Khloe para partnerit të saj Tristan Thompson.


