Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Njerëzit do jenë në gjendje të riprodhohen në planetin Mars
Lajmifundit
/
14 Qershor 2021, 15:48
Bota

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se njeriu do të jetë në gjendje për t’u riprodhuar edhe në planetin Mars.
Edhe pse në përpara dyshohej se ADN-ja jonë do prishej nga rrezatimi dhe ekspozimi në hapësirë, kjo ndryshoi kur shkencëtarët mbajtën spermatozoidet e miut në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për gjashtë vjet dhe u zbulua se ato ishin akoma “të shëndetshme”.
Tashmë sipas tyre spermatozoidët mund të mbijetojnë në Mars deri në 200 vite.Megjithatë mbetet në pikëpyetje se si njerëzit do të arrijnë të kryejnë marrëdhënie në mikro-gravitetin e Marsit.


