Shefi i Agjencisë Europiane të Barnave pranon mpiksjet e gjakut nga "AstraZeneca"

Bota

Shefi i Agjencisë Europiane të Barnave pranon mpiksjet e gjakut nga

Nje drejtues i strategjisë së vaksinimit në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA), i identifikuar si Marco Cavaleri, tha se ekziston një lidhje mes vaksinës anti-Covid të AstraZeneca me një mpiksje të rrallë të gjakut në tru.

Pavarësisht kësaj deklarate që bëri në një intervistë për gazetën italiane il Messaggero, Cavaleri nuk u shpreh nëse në këtë fazë EMA do të ndryshojë qëndrim dhe rekomandim për vaksinën AstraZeneca.

Shefi i Agjencisë Europiane të Barnave pranon mpiksjet e gjakut nga

“Ajo që mund të themi tani është se tashmë është e qartë që ka një lidhje me vaksinën. Çfarë e shkakton këtë komplikacion ne nuk e dimë ende”, u shpreh Cavaleri.

Agjencia Europiane e Barnave do të zhvillojë një tjetër mbledhje gjatë këtyre ditëve për të bërë provat e fundit në lidhje me mpiksjen e gjakut në tru që është shkaktuar tek disa pacientë të cilët kishin injektuar vaksinën e AstraZeneca.

Pas këtyre rasteve, disa vende në Europë kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca, disa të tjera kanë përjashtuar grupmosha të caktuara për injektimin e kësaj vaksine.

Holanda, Suedia, Islanda, Finlanda dhe Maqedonia e Veriut kanë përjashtuar të moshuarit për përdorimin e kësaj vaksine. Kurse Danimarka dhe Norvegjia e kanë pezulluar plotësisht vaksinën AstraZeneca.

ME TE LEXUARAT