Aksident masiv në Laprakë, katër makina përplasen me njëra-tjetrën
Lajmifundit
/
6 April 2021, 16:55
Aktualitet

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërsa, dëmet materiale janë të shumta.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti masiv, aq më tepër që në këtë zonë si pasojë e punimeve te ‘ish-sheshi Shqiponja” është krijuar edhe trafik.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.


