SHBA bashkëpunon me BE, shtojnë sanksionet kundrejt Bjellorusisë

Bota

SHBA bashkëpunon me BE, shtojnë sanksionet kundrejt Bjellorusisë

Pothuajse një javë nga devijimi i avionit në Minsk, ku u arrestua edhe gazetari, SHBA dhe BE nuk ndalen. Mësohet se fundmi se përpos masave të dhëna, SHBA dhe BE në bashkëpunim kanë edhe një listë sanksionesh kundër anëtarëve kryesorë të regjimit.

Lajmi u bë me dije së fundmi nga Uashington. “Devijimi i detyruar i avionit, nën pretekstin e një bombë të rreme dhe arrestimi i gazetarit të opozitës Raman Pratasevic ishin “shkelje e rregullave ndërkombëtare”, shkuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mësohet se sanksionet financiare kundër nëntë ndërmarrjeve publike Bjelloruse, do të hyjnë në fuqi në 3 Qershor.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2006, rezultati i të cilave u kundërshtua nga opozita, Uashingtoni kishte ndaluar të gjitha transaksionet me këto kompani. Departamenti i Thesarit të SHBA-së  pezulloi sanksionet në 2015, duke përmendur disa ndryshime kryesore. Uashingtoni ka lëshuar gjithashtu një direktivë të re udhëtimi për Bjellorusinë, duke u kërkuar qytetarëve të SHBA-së të mos udhëtojnë në Bjellorusi.

Ndërkohë BE ka nisur të konsiderojë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Bjellorusisë, duke synuar eksportet e potasë dhe kalimin e gazit rus. Nga ana tjetër, Brukseli tashmë u ka kërkuar linjave ajrore europiane të shmangin  hapësirën ajrore bjelloruse.

ME TE LEXUARAT