Rezultati që tronditi botën: “Kinezët krijuan COVID-19 dhe më pas u përpoqën të mbulonin gjurmët”

Bota

Rezultati që tronditi botën: “Kinezët krijuan COVID-19 dhe

Profesori britanik Angus Dalgleish dhe shkencëtari norvegjez Birger Sorensen kanë deklaruar së fundmi se koronavirusi nuk ka origjinë natyrore, por është krijuar nga shkencëtarët kinezë, të cilët më pas u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre. DailyMail shkruan se studimi ende nukë shtë publikuar, por paraprakisht janë nxjerrë online disa copëza.

Studiuesit pas hulumtimeve pretendojnë se kinezët eksperimentuan me virusin, duke rritur transmentueshmërinë e tij, në mënyrë që më pas të përhapej. Më pas, ata u përpoqën me “teknikë të kundërt” për të treguar që virusi vinte nga lakuriqët e natës.

   Shkencëtarët thonë se kanë dalë në këtë përfundim gjatë përpjekjeve të tyre për të përgatitur një vaksinë të sigurt dhe efektive. Ata pretendojnë se kanë identifikuar “gjurmë gishtërinjsh” që tregojnë se virusi ka origjinë laboratorike. Në studimin me 22 faqe, dy shkencëtarët shprehen se kinezët madje kanë bashkëpunuar edhe me universitete amerikane, për të gjetur mjetet për të krijuar virusin.

 Sipas tyre, treguesi kryesor për origjinën laboratorike të virusit ishte një seri aminoacidesh, të gjetura në Sars-Cov-2. Për mediat britanike, profesori norvegjez i virologjisë Sørensen tha se të gjitha aminoacidet kanë një ngarkesë pozitive, e cila bën që virusi të ngjitet në qelizat njerëzore si një magnet.

  Por sipas tij, ajo që e bën të dukshme se në virus është ndërhyrë artificialisht është fakti se katër aminoacide rresht ishin me ngarkesë pozitive. Profesori tha se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë në mënyrë natyrore.

 

ME TE LEXUARAT