Moti prish planet e së 'dielës në plazh', meteorologët japin lajmin e keq

Aktualitet

Moti prish planet e së 'dielës në plazh',

E diela e 30 majit nuk do jetë me diell dhe temeratura të larta, duke shkatërruar planet për të shkuar në plazh. Mësohet se meteorologia Adiola Bani ka bërë me dije se të dielën do këtë një rënie të temperaturave, ku maksimumi që do të arrijnë do të jetë 25 gradë. Po ashtu do të ketë vranësira të dukshme në të gjithë vendin, ndërsa pasditja prite të sjellë edhe shtrëngata afatshkurtra.

"Dita e diel do sjellë rënie të temperaturave jo vetëm gjatë mëngjesit, por edhe në mesditë, ku priten temperatura jo më shumë se 25 gradë. Aktualisht kemi ndryshim të masave ajrore që na kanë sjellë këtë freskim të motit. E diela do të sjellë edhe prezencë të dukshme vranësira kur herë pas here në orët e pasdites do të ketë prezencë të dukshme të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra. Presim që këto kushte atmosferike të vijojnë edhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme, të hënë dhe të martën. Stabiliteti pritet vetëm pas mesit të javës që vjen, duke na kthyer edhe temperaturat e larta", tha ajo në një intervistë televizive.

ME TE LEXUARAT